Tjetër goditje për sportistët rusë


Tenistët përjashtohen nga pjesëmarrja në turneun e verës Wimbledon
Pushtimi i Ukrainës nga forcat ushtarake ruse ka ndërlikuar jo pak edhe aktivitetin e sportistëve. Lojtarët rusë nuk do të marrin pjesë në turneun më të rëndësishëm të tenisit, Wimbledon, pasi nuk kanë marrë lejen nga qeveria britanike.

Edhe pse Klubi i Tenisit në Angli kishte kërkuar pjesëmarrjen e lojtarëve nga Rusia në “Grand Slam”, diçka e tillë nuk do të jetë e mundur. Ndalimi i lojtarëve rusë do të pengonte numrin dy të botës, Daniil Medvedev dhe Andrey Rublev, i teti, të konkuronin në turneun me bar.

Ndërsa te femrat, e pëson Anastasia Pavlyuchenkova e 15-ta në renditjen botërore. Është e paqartë nëse dënime do të ketë edhe për tenistët nga Bjellorusia, e cilësuar si zonë kyçe e inskenimit për pushtimin, të cilin Rusia e quan një “operacion special”.

Organet drejtuese të tenisit ndaluan Rusinë dhe Bjellorusinë të merrnin pjesë në garat ndërkombëtare të ekipeve pas pushtimit të Ukrainës. Lojtarët individualë lejohen të konkurrojnë në turne, por jo nën emrin ose flamurin e vendeve të tyre. Turneu Wimbledon është në program për tu mbajtur nga data 27 Qershor deri më 10 Korrik.

Baby Boo