BE-ja kërkon shpjegime nga Orbani për azilin e Gruevskit


Një zyrtar i lartë i BE-së ftoi kryeministrin hungarez, Viktor Orban të japë një shpjegim të vlefshëm për vendimin për dhënien e azilit ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski.

Gruevski, i kërkuar në vendin e tij të origjinës për të vuajtur dënimin për korrupsion, tha të martën se Hungaria i kishte dhënë atij azil politik.

“Nëse konfirmohet, unë pres një shpjegim të mirë të motiveve nga Viktor Orban”, shkruan eurokomisioneri për Zgjermin, Johannes Hahn në Twitter.

Ai vuri në dukje se sundimi i ligjit është një parim themelor për shtetet anëtare të BE, të tilla si Hungaria, dhe për kandidatët e pranimit si Maqedonia.

“Është befasuese që Hungaria të mbështesë anëtarësimin në BE të Maqedonisë, por pa e konsideruar atë një vend të sigurt”, shtoi Hahn.

Shkupi paraqiti një kërkesë për ekstradimin e Gruevskit, sipas transmetuesit publik maqedonas Telma TV.

Gruevski u dënua me dy vjet burg në një rast ryshfeti në 2012 për të blerë një makinë të blinduar me vlerë 600 000 euro (684 000 dollarë).

Gruevski, që qeverisi prej vitit 2006 në 2016 në Maqedoni, dhe Orban kanë ruajtur marrëdhënie miqësore për vite të tëra.

Baby Boo