BE dhe SHBA gati sanksionet për Bjellorusinë pas “rrë*mbimit” të një gazetari


Vendet perëndimore shprehën indinjatën e tyre të thellë ndaj ndryshimit të detyruar të kursit nga ana e Bjellorusisë të një avioni në të cilin udhëtonte një gazetarë.
Bashkimi Europian e përshkroi këtë praktikisht si një “gr*abitje”, ndërsa Shtetet e Bashkuara folën për një akt shokues.
Avioni po përgatitet të ulej në Vilnius të Lituanisë, kur papritur ndryshoi drejtim drejt Minskut gjoja për shkak të një lajmërimi për bo*mbë në bord.

E gjithë kjo u bë në fakt për të arr*estuar gazetarin dhe aktivistin bjellorus Roman Protasevich.
26 vjeçari ishte nisur me avionin e Ryanair nga Athina.
Dëshmitarët thonë se ai dukej i tm*erruar dhe thoshte se në vendin e vet e priste dë*nimi me vd*ekje. Edhe Londra zyrtare po koordinon veprimet e saj me aleatët lidhur me qëndrimin që do të mbajnë, por ministri i jashtëm britanik Dominic Raab e bëri të qartë se do të ketë pasoja serioze për “veprimin e mistershëm” që ndërmori Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko.

“Mbretëria e Bashkuar është e alarmuar nga njoftimet për arr*estimin e gazetarit të televizionit NEXTA Live, Roman Protasevich dhe rrethanat që çuan në uljen e detyruar të avionit në Minsk”, shkroi ai në Twitter.
Protasevich, administrator i rëndësishëm i kanalit Telegram NEXTA Live, i cili ka mbuluar pro*testat që shp*ërthyen në Bjellorusi pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale gushtin e kaluar, u mor nga policia menjëherë pasi avioni u ul në kryeqytetin bjellorus.
Në bordin e tij nuk u gjet asnjë bo*mbë.

Baby Boo