BDI zyrtarizon kandidatët për zëvendës ministra


Bashkimi Demokratik për Integrim (BDl) ka finalizuar listën e zëvendës ministrave në Qeverinë e re. Kjo u bë e ditur mbrëmë në TVM2 nga zëvendëskryeministri Artan Grubi i cili tha gjithçka është finalizuar dhe se emrat pritet të votohen në Qeveri.

Zëvendësministër i MPB-së Nazim Bushi
Zëvendësministër i Drejtësisë Agim Nuhiu
Zëvendësministër i Mbrojtjes Bashkim Hasani
Zëvendësministër Transport dhe Lidhje Bekim Rexhepi
Zëvendësministër i Shëndetësisë Dr.Ilir Hasani

Emërimi i tyre vjen pas shumë zërave dhe listave të publikuara të kandidatëve të ndryshëm nëpër portale. Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se gjatë ditëve në vijim pritet që të votohen zëvendësministrat. Ai tha se po zhvillon bisedime dhe konsulta me kandidatët dhe se ky proces është drejt finalizimit.

Baby Boo