Spasovski: Është pakësuar numri i vje*dhjeve këtë vit


Ministri I Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot deklaroi se ka pakësim të numrit të vje*dhjeve në krahasim me vitin e kaluar që sipas tij I referohet edhe aktiviteteve preventive të Ministrisë.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas hapjes së sotme të zyres në Komunën Ilinden, Spasovski informoi se së bashku me Sektorin për preventive, punojnë në atë për t’iu treguar qytetarëve si dhe në cilën mënyrë t’I mbrojnë shtëpitë, sepse, siç tha, secili nga pak duhet të kontribuojë në sigurinë publike.

“Viti I kaluar, 2020, ishte vit në të cilin treguam rezultate shumë të mira në disa sfera, madje patëm rezultate që janë më të irat në 30 vitet e fundit në disa lloje të kr*imit. Këtë vit, qëllimi ynë është t’I përmirësojmë akoma më shumë ato rezultate dhe sa të jetë e mundur kr*imi të pakësohet në disa korniza të cilat do të ishin të mira për të gjithë ne, edhe për qytetarët edhe për sigurinë. Kështu që maksimalisht, në vazhdimësi dhe me përkushtim punohet në këtë pjesë me qëllim që, jo vetëm t’I parandalojmë, por edhe t’I zbulojmë kryesit dhe për atë të mbajnë përgjegjësi”, tha Spasovski.
Shtoi se vitin e kaluar ishin ndriçuar rreth 26 vje*dhje në territorin e Qytetit të Shkupit dhe atë para së gjithash vje*dhje në infrastrukturën e telekom operatorëve.

Baby Boo