BDI zotohet se nuk do lejojë shfuqizimin e shtesës për fëmijën e tretê


Propozimi i ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska për anulimin e ndihmës për fëmijën e tretë ka krijuar mos marrëveshje brenda koalicionit BDI-LSDM. Derisa social-demokratët presin që propozimi të shkojë në Qeveri dhe të debatohet, BDI-ja vetë një ditë më parë ka mësuar përmes mediave për një propozim të tillë. Burime brenda partiake nga të dyja taborët konfirmojnë se brenda koalicionit ekziston përçarje. Çështja, sipas një burimi të Alsat e që është pjesë e kabinetit qeveritar do të kalojë në nivel kryetarësh. I njëjti burim shton se heqja e pagesës për fëmijën e tretë ka qenë temë debati edhe mes funksionarëve të BDI-së, për të harmonizuar qëndrimet ndaj këtij propozimi i cili zuri ata në befasi. Madje integristet në reagimet e tyre, edhe pse të vonuara, pretendojnë se propozimi do të bjerë në mbledhje të Qeverisë dhe si i tillë nuk do të arrij në ligjvënës, percjell Fakte.

Ditë më parë, ministrja Carovska theksoi se ndihma nuk anulohet por vetëm transferohet në model tjetër. Këtë qëndrim të Carovskës, partitë opozitare shqiptare e quajtën mekanizëm tendencioz të Qeverisë për ta penguar rritjen e natalitetit tek shqiptarët, duke akuzuar në të njëjtën kohë partitë shqiptare në pushtet për mos përgjegjësi ndaj një ndihme sociale të cilën e shfrytëzojnë të paktën 13 mijë familje shqiptare.

Këtë propozim të dikasterit të Punës dhe Politikës sociale ekspertët e cilësuan si frikë e Qeverisë kundrejt natalitetit të shqiptarëve.

Baby Boo