BDI porosi Taravarit: Po të rikthehen kompetencat, shpresojmë që të respektosh ligjin


“Pas marrjes së detyrës si Kryetar komune, ndërmorre vendim joligjor për të shkarkuar drejtorët eligjshëm dhe njëkohësisht emërove në mënyrë joligjore drejtorët e partisë tënde”, është ky fillimi i kumtesës nga BDI – dega Gostivar drejtuar Taravarit.

“Si pasojë e revanshizmit shkaktove gjendje kaotike në arsim dhe marrja e kompetencave nga ana eMinistrisë së Arsimit dhe Shkencës – MASH, për nëntë muaj u rikthye rendi ligjor dhe funksionimi i normalizuar i procesit edukativ dhe arsimor në shkollat publike fillore dhe të mesme në komunën e Gostivarit”, thuhet në reagim.

Tani pas 9 muajve, vijon kumtese, po të kthehen kompetencat dhe shpresojmë dhe besojmë që të respektosh ligjin dhe veprimet e tua të mos bien në ndesh me rregullat ligjore, me qëllim që arsimi në komunën e Gostivarit të mos rikthehet në gjendje kaotike si në fillim të mandatit tuaj.

“Depolitizimi i arsimit,profesionalizmi, ligji dhe funksionimi normal i procesit edukativ dhe arsimor janë vlera jetike, dhe kur bëhet fjalë për këtë dimension kaq të ndjeshëm shoqëror, nuk do të lejohet asnjë veprim në kundërshtim me ligjin”, përfundon kumtesa nga BDI.

Baby Boo