Carovska: Pagesat nuk hiqen por transformohen


Sipas Ministres për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska, e drejta për shtesat për fëmijën e tretë nuk shfyqizohet, por transformohet në pagesë vetëm një herë për fëmijën e parë, të dytë dhe të tretë. Poashtu, ata prindër që tashmë e shfrytëzojnë këtë të drejtë, do të vazhdojnë ta shfrytëzojnë edhe në të ardhmen, ndërsa prindërit e ardhshëm të fëmijës së tretë do të mund të aplikojnë për realizimin e kësaj të drejtë deri në 10 muaj pas miratimit të ligjit të ri. Carovska shtoi se masa për fëmijën e tretë është demografike dhe jo sociale, pasi siç tha ajo të gjitha analizat kanë treguar se ajo nuk i ka dhënë efektet e dëshiruara si dhe nuk e ka rritur natalitetin në Maqedoni.

Milla Carovska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale
“E transfermojmë këtë si politikë demografike e cila nuk i diskriminon fëmijët e tjerë në raport me fëmijën e tretë, por themi se ai do të vlejë për fëmijën e parë, të dytë dhe të tretë. Më e rëndësishmja për të gjithë qytetarët që pranojnë shtesa për fëmijën e tretë është se ajo shtesë nuk shfuqizohet dhe ata do të vazhdojnë që ta realizojnë këtë të drejtë sikurse me ligjin paraprak, ndërsa do të mund ta realizojnë të drejtën nedhe në 10 muajt e ardhshëm, pasi të miratohet ligji. ”

Ajo nuk beson se në këtë mënyrë qytetarët do të demotivohen të lindin fëmijë të tretë.

Milla Carovska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale
“Nuk ka prind që lind për shkak të një vlere prej 8000 denarëve. Sot nëse jeni pranues i ndihmës sociale dhe të drejtës për fëmijën e tretë të gjitha të drejtat e tjera i humbisni, që nënkupton se do të merrni më shumë me të ardhura të garantuara, nëse jeni familje në rrezik social. Por nëse jeni familje që për shembull merr 200.000 denarë në muaj, a do të nënkuptonte për ju motiv 8000 denarë. ”

Sipas saj, paratë për këtë masë të qeverisë janë harxhuar ndërsa nataliteti ka shënuar rënie. Para dhjetë viteve, theksoi Carovska, nataliteti në Maqedoni ka qenë 13.3, ndërsa në vitin 2016 ka qenë 11.1, që do të thotë se ky investim nuk është efikas. Carovska ka theksuar më tej se është investuar edhe tek familjet që nuk kanë qenë në rrezik social, ndërsa mjetet e ndara në vlerë prej 2 miliard e 600 milion denarëve në nivel vjetor, nuk i kanë dhënë rezultatet e dëshiruara.

Baby Boo