BDI: Ministri i Kulturës emëron në mënyrë joligjore drejtorin e “Qendrës për Konservim” në Gostivar

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi në kundërshtim të plotë me ligjin ka bërë shkarkimin dhe emërimin e drejtorit në Institutin kombëtar “Qendra për Konservim”, në Gostivar, reagon dega e BDI-së në Gostivar.

Baby Boo Tinex

“I motivuar politikisht, Ademi ka emëruar për drejtor të ri një kuadër që nuk ka plotësuar kushtet e parapara në konkursin për emërimin e drejtorëve në institucionet kombëtare të kulturës”, thuhet në kumtesë.

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, thuhet më tej, fton ministrin Ademi të kujdeset për shqiptarët në institucionin që drejton, të emëron kuadro shqiptare në institucionet që nuk udhëhiqen nga shqiptarët, percjell Fakte.

“Ministri Ademi bën mirë të parandalon publikimin e filmave që financon Ministria e Kulturës dhe ku nënçmohet emblema, ushtarët dhe lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK-së. Ademi është mirë të angazhohet që faqja e Ministrisë së Kulturës të ketë edhe versionin në gjuhën shqipe. Të ketë sa më tepër buxhet për institucionet dhe artistët shqiptarë, dhe jo të merret me ndërrimin e kuadrove shqiptare”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, inkurajon drejtorin paraprak të Institutit Nacional “Qendra për Konservim” – Gostivar, të ndjek procedurat ligjore për ankimimin e vendimit joligjor të nënshkruar nga ministri i Kulturës.

Restorant Lumare