BDI me ligj për veting për politikanë, gjykatës dhe prokurorë


Grupi parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Kuvendin e Republikës ka dorëzuar propozim ligjin e shumëpërfolur për veting në procedurë të përshpejtuar parlamentare.

Siç njoftohet në kumtesën e BDI-së, Ligji për themelimin e agjencisë për kontroll të bartësve të funksioneve dhe kandidatëve për bartës të funksioneve parasheh zgjedhjen e një trupi rregullator në Kuvend i cili do të bëjë vetingun e politikanëve, bartësve të funksioneve publike, gjykatësve, prokurorëve.

Ky ligj parasheh kontrollin e të gjithë bartësve aktual të funksioneve, por edhe të gjithë atyre që kandidojnë për funksione, para se të zgjidhen, dhe botimin publik të një certifikate me informacione të plotë për secilin kandidat.

Ky hap garanton transparencë dhe informacion të plotë për qytetarët mbi secilin kandidat për bartës të funksionit pra se ata të zgjidhen dhe ndalon propagandën, lajmet e rreme dhe shpifjet.

“Ftojmë të gjithë deputetët dhe partitë politike të cilat angazhohen për figura të pakompromituara në politikë, gjykata dhe prokurori që ta mbështesin këtë propozim ligj dhe ta miratojmë sa më shpejt që është e mundur”, thuhet në fund të kumtesës. .

Baby Boo