Prishtinë: Pasi u largua nga puna, 24 vjeçarja fshin të gjitha projektet që i kishte realizuar – kompania e lajmëron në Polici


Pronari i një kompanie në Prishtinë ka raportuar në Polici ish-punëtoren e tij.

Gazeta online Reporteri.net nga burime brenda Policisë, merr vesh se 24 vjeçarja është denoncuar në Polici pasi pas largimit nga puna, ku punonte si dizajnere grafike ka fshirë projektet dhe shënimet qe ajo i ka punuar dhe që i takojnë kompanisë si asete.

Me udhëzime të prokurorit kujdestar është iniciuar shënim zyrtar në lidhje me rastin dhe ka mbetur që të kontaktohet një IT që të vërtetohet nëse projektet dhe shënimet janë fshirë qëllimisht dhe se a mund te kthehen.

Rasti është kualifikuar si vepër penale dhe është duke u hetuar. /Reporteri.net/

Baby Boo