BDI: Mali Sharr, park kombëtar, premtim i realizuar


Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, Ministri i Financave Fatmir Besimi,Ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, kryetarja e Tetovës znj. Teuta Arifi si dhe funksionarë tjerë vizituan sot Malin Sharr me rastin e shpalljes së tij për Park Kombëtar.

Ahmeti në kuadër të vizitës theksoi se miratimi i vendimit për shpalljen e Malit Shar për park kombëtar është hap i rëndësishëm historik që do të kontribuojë në mbrojtjen e kësaj pasurie kombëtare. Gjithashtu, ai më tej tha se me këtë vendim mundësohet krijimi i sistemit të menaxhimit të qëndrueshëm të zonës që është një thesar i biodiversitetit.

Është një moment tepër i rëndësishëm për ne, me arritjen e shpalles së Malit Sharr si Park Kombëtar që sipas të gjitha studimeve kap një hapësirë prej 630 km2, do të thoja që është pasuria më e madhe kombëtare sepse e ardhmja e turizmit, e ardhmja e njerëzve është tek pasuritë natyrore. Ne të gjithë e dimë që e tërë shkenca, teknologjia shkon në drejtim të pakësimit të karburanteve, dhe të gjithë e dimë që e ardhmja është e ardhme e të së gjelbrës kështu që ne kemi fat dhe dhuratë prej Zotit që këtë pasuri kombëtare ta vëmë në shërbim të njerëzve, në shëbrim të rritjes së cilësisë së jetës”, deklaroi kryetari Ahmeti.

Baby Boo