Vdes i pastrehi Sefedin Kurtishi-rinte i shtrirë, i sëmurë dhe i palëvizshëm nën qiell të hapur nëpër rruget e Kumanovës


Sefedin Kurtishi (56) dje është gjetur i vdekur në afërsi të Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës. Siç raporton portali sdk.mk, ai të premten është larguar nga Reparti i Psikiatrisë dhe me shëndet të dëmtuar dhe ka mbetur nën qiell të hapur në temperatura të ulëta.

“Në ora 07:20 në SPB Kumanovë është raportuar se në ambientin e Spitalit të Përgjithshëm Kumanovë është gjetur i ndjeri S.K. (56), i pastrehë nga Kumanova. Me autorizim të Prokurorit Publik, punonjësit e policisë kanë kryer kontroll, ndërsa nga mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit i është dorëzuar një kompanie për shërbime mortore”, thuhet në raportin e MPB-së.

Kurtishi ishte pa dokumente personale dhe nuk kishte kush ta ndihmonte, ndërsa institucionet e hudhnin përgjegjësitë te njëri tjetri lidhur me kompetencat për trajtimin e rastit të tij. Apeli i fqinjëve dhe presioni mediatik, megjithatë, dhanë rezultate, kështu që ai u shtrua për mjekim në spitalin e Kumanovës. Në të njëjtën kohë, atij i janë marrë dokumente personale për realizimin e të drejtës për ndihmë sociale në Qendrën për punë sociale në Kumanovë.

Baby Boo