BDI komenton koalicionin mes ASH dhe Alternativës

BDI ka komentuar koalicionin e arritur sot mes ASH dhe Alternativës.

Sigma Doors

“Koalicioni LR-PDSH- ALTERNATIVA që në fillimet e saj duket koalicion joserioz. Deklarata e kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, se “sfidon kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti, në cilëndo qoftë Njësi zgjedhore”, është më shumë se budallallëk”, thuhet në reagimin e BDI-së.

“Rikujtojmë se pikërisht në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Sela humbi në vendlindjen e tij, në Strugë, ndërsa asnjëherë nuk mori përgjegjësinë e humbjes, ashtu sikurse nuk mori përgjegjësi në humbjet e dy palë zgjedhjeve me radhë. Koalicioni i sotëm nuk është asgjë tjetër pos një interes i vogël i një grupi të vogël personash që, njëjtë sikurse në zgjedhjet e vitit 2016, edhe më 12 prill po bëjnë pazare me votën shqiptare dhe po dëmtojnë rëndë pozitën politike të shqiptarëve në ekzekutiv dhe Parlament. Megjithatë, ndërgjegjja e elektoratit shqiptar do ta identifikojnë djallëzinë e të ashtuquajturit “koalicion dypalësh” dhe nuk do të lejojnë të përsëritet 2016-ta”, thuhet në reagimin e BDI-së.