BDI Gostivar me fotografi reagon ndaj Taravarit: deklarata kontradiktore për borxhin e komunës

“Me deklarata kontradiktore, Taravari tenton të mbulon dështimet e tij si kryetar komune”, ka reaguar sot BDI Gostivar, duke bashkëngjitur edhe dy fotografi nga lajme ku shihet se kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në nëntor të 2017-s ka deklaruar se Komuna ka borxh në vlerë prej 1.5 milionë denarë, e kurse në maj të 2018-s se ka borxh prej 10 milionë denarë, njofton Portalb.mk.

Baby Boo

“Taravari vazhdon të ketë si adut kryesor prononcimet në media, në të cilat jo rrallë herë paraqitet kontradiktor dhe jo konsistent. I tillë është rasti edhe me borxhin e trashëguar publik të komunës së Gostivarit. Prononcime rreth borxhit publik ka pasur edhe në disa raste duke shpalosur shifra sipas dëshirës momentale të tij. Deklarimet e tij kontradiktore, nuk mund të perceptohen ndryshe vetëm se tentim dhe alibi për të mbuluar dështimin e tij si Kryetar komune. Kanë kaluar gati shtatë muaj, dhe qytetarët e Gostivarit ende nuk shohin asnjë projekt të realizuar në terren”, thuhet në kumtesën e BDI Gostivar.

Duke folur për kryetarin Arben Taravari, më tej në komunikatën e BDI Gostivari thuhet: “Në fillim, alibi kishte miratimin e buxhetit komunal, kurse tani pas gati dy muaj me buxhet të aprovuar nga Këshilli komunal në vlerë prej 1 miliard e 55 milionë e 777 mijë denarë, Taravari vazhdon me deklarata demagogjike duke mos realizuar asnjë premtim që e bëri përpara qytetarëve të Gostivarit”.

Ata apelojnë deri te kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, që të fillojë të punojë, dhe më pas të dalë në publik me rezultate.

Restorant Lumare