BDI fushatën zgjedhore e përfundoi në Gostivar


Bashkimi Demokratik për Integrim, fushatën zgjedhore e përmbylli sonte në qytetin e Gostivarit, aty ku edhe e filloi fushatën. Kreu integrist apeloi që më 17 tetor të votohet agjenda e blertë, pasi që siç theksoi është agjencë evropiane.

“Unë këtu kam ardhur të apeloj e thërras çdo qytetar të Gostivarit sepse Agjenda jonë është evropiane, është e ardhmërisë. Platforma jonë është e shëndetësisë që zgjatë jetë, kështu që përkrahja le të jetë e parezervë. I thërras të gjithë se nuk do i turpërojmë. Me Kapitullin e ri që po hapim, siç kemi dhënë betimin në 2002 kur ne kemi hequr nga brezi armët dhe kemi hyrë politikës dhe me sukses kemi dalë në të gjitha frontet. Tash kemi mision të ri, me misionarë dhe asnjëherë nuk do të turpëroheni e pendoheni për përkrahjen që do i jepni Nevzat Bejtës, sepse e di që është i përgatitur dhe qytetit do i jep hije si duhet”, ka theksuar Ahmeti.

Baby Boo