BDI-Dega Tetovë: Komuna e Tetovës shkollat dhe arsimin e shohin si sferë për pazare politike


Politika duhet t’i mbajë duart larg institucioneve arsimore, por udhëheqësit e Komunës së Tetovës përkundrazi, shkollat dhe arsimin e shohin si sferë për pazare politike dhe rehatim të militantëve të tyre, që u premtuan shumë por nuk u dhanë asgjë. Dëshmi më e mirë për këtë që e themi është ngjarja e fundit me ish drejtorin e Shkollës Fillore “Istikball”, Zija Ademi, i cili dje e ka pohuar për mediat nacionale dhe rajonale se dorëheqjen e ka deponuar nën presion të madh politik nga përfaqësues të Komunës së Tetovës, duke e vërtetuar kështu edhe letrën e hapur të Ministrit të Arsimit Jeton Shaqiri. E pyesim publikisht Kryeartin e Komunës së Tetovës, se në çfarë cilësie e ka angazhuar Sadat Sulimanin në Komunë, si shef inspektorati apo si njeri që bën presione ndaj punonjësve arsimorë për të zbatuar marrëveshjet politike me partnerët tuaj të koalicionit? Si guxoni që shkollat dhe pozitat më të rëndësishme në shkolla t’i shihni si vende punësimi dhe të ndërroni kuadrot çdo herë kur juve ju kujtohet ose ju kërkohet nga partneri i koalicionit? Presioni, kërcënimi, shantazhimi dhe mobingu në vend të punës janë vepra të dënuara me ligj, andaj nga këtu i bëjmë thirrje edhe organeve hetuese dhe ndjekëse që të hulumtojnë këtë rast, me qëllim që ata që bëjnë presion ndaj të punësuarve të përfundojnë aty ku e kanë vendin, e jo të i shfrytëzojnë institucionet për qëllime të tyre të ulëta.

Dega e BDI-së, Tetovë

Baby Boo