BBC raporton për grupet militante të krishtera në Kosovë, që po përgaditen për një ”Luftë kundër Islamit”

Një aktivist politik skocez, i njohur në të kaluarën për lidhjet e tij me organizatat e së djathtës ekstreme, qëndron prapa një rrjeti të faqeve në “Facebook” me rreth 2.5 milionë anëtarë, ka zbuluar një hetim i rrjetit britanik BBC.

Baby Boo

Jim Dowson, me prejardhje nga Airdrie në North Lanarkshire, akuzohet se kishte përdorur paratë e reklamave nga grupet në media sociale, ashtu si edhe paratë e anëtarësimit, për të financuar grupet militante të krishtera në Kosovë, që po përgatiten për një “luftë kundër islamit”.

Dowson, që ka mohuar pretendimet, kishte qenë dikur aleat i afërt i liderit të BNP-së, Nick Griffin, ashtu si edhe bashkëthemelues i lëvizjes “Britania e para”, që pak kohë më parë u ndalua nga “Facebooku”. Hetimi i BBC-së ka gjetur se ai ishte figura qendrore e “Knights Templar International” (KTI), një grup militant i krishterë, me seli në Britani të Madhe.