Baby G: Burri im i duhur nuk më ka gjetur akoma


Ajo është një ndër këngëtaret me influens të madhe për momentin. Fjala është për Gordana Kingjin apo siç të gjithë e njohim me emrin e saj artistik Baby G.

Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan foto dhe video me ndjekësit e saj, shkruan Pa Censurë.

Fotografia: Instagram/babygee

Së fundmi ajo ka bërë me ndjekësit një pyetësorë në Insta storyn e saj me zgjedhje të numrave ku secili numër mban një pyetje që i parashtrohet asaj. Dikush nga ndjekësit ka zgjedhur numrin 1 ku pyetja është: “a je në një lidhje”, teksa artistja nuk ka hezituar duke u përgjigjur: “burri im nuk më ka gjetur mua akoma”.

Ndryshe projekti muzikor i fundit nga Baby G mbetet “Larg”, projekt që është pëlqyer nga një masë e madhe e publikut, duke numëruar kështu mbi 1 milion klikime në YouTube. /Pa Censurë/

Baby Boo