Batalioni prej 200 ushtarësh britanikë shkon ditët e ardhshme në Kosovë, Sekretari i Mbrojtjes flet për tensionet


Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar Grant Shapps, zbuloi se një batalion me rreth 200 ushtarë do të dërgohen në Kosovë, pas sulmit terrorist që ndodhi në veri të Republikës së Kosovës.

Sekretari Shapps tha se kërkesa për dërgimin e trupave paqeruajtëse u bë nga Komandnti Suprem i NATO-s.

“Ka pasur një kërkesë nga Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë, kështu që unë kam autorizuar vendosjen e një force rezervë strategjike të Mbretërisë së Bashkuar me madhësi batalioni në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë,” u tha Shapps aktivistëve të partisë së tij, raporton gazeta britanike “Mirror”, transmeton Express.

Ai tha se batalioni prej rreth 200 ushtarëve do t’i bashkohet 400 ushtarëve burra e gra britanikë që tashmë ndodhen në Kosovë.

Baby Boo