Vrasja e 24-vjeçares dhe milionat nga krimi/ Kush janë dy vëllezërit…


OFL njoftoi sot se u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë dy vëllezërve nga Fieri, Shpëtim dhe Vladimir Çilotaj. Në vitin 2018, Gjykata e Fierit vendosi sekuestrimin e pasurisë së dy vëllezërve e cila llogaritej disa milionë euro.

Pasuria e tyre kishte si burim kryesor aktivitetin kriminal brenda dhe jashtë vendit në kultivimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike si dhe shfrytëzimi i vajzave për prostitucion. Akuzë e rëndë ndaj vëllezërve është edhe ajo e vrasjes së një vajze shqiptare, 24 vjeçe, në Greqi, ku shfrytëzohej për prostitucion.

Vrasja e 24-vjeçares – Gjithashtu, mbi dy vëllezërit rëndon akuza e vrasjes së një 24-vjeçareje nga Patosi, Nurie Hoxha, në Greqi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.

Shkak për krimin ka qenë se e reja nuk mundi të fitojë shumë para përmes ushtrimit të prostitucionit. Nurie Hoxha kishte marrë premtimin nga Muhamet Shpërdheja (sot njihet me emrin Muhamet Çitolaj) se do të martoheshin në Greqi. Por në vend të martesës u detyrua të prostituonte në rrugët e Athinës. Bashkëpunëtor në krim ka qenë edhe Shpëtim Shpërdheja (Çitolaj), që sot i ka shkuar formulari i OFL-së.
“Ajo duhej të siguronte më shumë se 14 klientë në natë për të bërë shumën e parave që duhej,” ka dëshmuar për prokurorinë E.Sh, një tjetër ish-punëtore seksi dhe dëshmitare e natës së krimit të ndodhur më 13 shkurt 1998.

“Muhameti e goditi atë në pjesë të ndryshme të trupit, pas derës dhe mureve të dhomës. Më pas, i ka vënë duart në fyt dhe e ka mbytur,” thuhet në dëshminë e vajzës, ku implikohet si bashkëpunëtor edhe i vëllai tjetër, Shpëtim Shpërdheja (Çitolaj).

Baby Boo