Bastisje në një shtëpi në Shtip, gjendet drogë, mes të arrestuarve edhe një vajzë 22-vjeçare


Në 30 minuta pas mesnate, zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në Shtip kanë privuar nga liria I.V.(34), SI (29) dhe 22-vjeçaren V.D., të gjithë nga Shtipi, njofton MPB.

Gjatë bastisjes të kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e I.V., në të cilën kanë qenë S.I. dhe V.D., është gjetur dhe sekuestrua nmarihuanë, një peshore dixhitale dhe sende të tjera me mbetje të një lënde pluhuri të bardhë”, tha policia.

Nga aty theksojnë se I.V. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës.

Baby Boo