Bashkëshorti e dhunoi barbarisht për shkaqe xhelozie, ndërron jetë pas dy ditësh shqiptarja në Itali


Ka ndërruar jetë në spital pas 48-orësh shqiptarja që u sulmua nga bashkëshorti i saj, Etleva Bodi.

31-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve të mitur të moshës 5 dhe 11-vjeç, nuk mundi të mbijetojë pavarësisht ndihmës mjekësore të mjekëve të spitalit San Paolo në Savona. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës të së premtes, ku 41-vjeçari shqiptar, Selami Bodi, sipas mediave italiane, njoftoi urgjencën pasi gruaja e tij nuk merrte dot frymë.

Por pas ndihmës së parë të dhënë nga urgjenca, rezultoi se Etleva Bodi ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u arrestua nga policia italiane dhe tashmë akuzohet për vrasje. Shkak u bë një debat mes tyre për motive xhelozie.

Baby Boo