Basha paralajmëron: Protestë deri në fitore


Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur në selinë e PD para protestuesve. Ai ka njoftuar përmbylljen e protestës dhe tha se aksioni popullor do të vazhdojë kundër qeverisë së krimit.

“Populli dha sot mesazh të qartë qeverisë së krimit. Ne do vazhdojmë përpjekjet kundër qeverisë më anti-evropiane në botë. Sot shqiptarët folën dhe sot foli dhe Evropa. Nuk ka integrim me pushtetarët që mbrojnë të afërmit te tyre të kapur nga krimi. Këtë betejë do e vazhdojmë deri në fitore”- tha Basha.

Baby Boo