Irr*itimi i hundës: Nuk teshtihet vetëm për shkak të alergjive


Kur receptorët e teshtitjes irr*itohen nga mikroorganizmat ose alergjenët, teshtitja mund të shkaktohet edhe nga substanca të tjera që janë të bollshme në ajër ose janë thjesht të shumë të ndjeshme ndaj tyre edhe në përqendrim minimal. Këto janë më shpesh pluhuri, myku, përbërësit e parfumit, deodorantët ose freskuesit e ajrit.

Pra, nëse jeni nga ata që teshtinë shpesh, dijeni se shkaktari nuk është gjithmonë alergjia.
Në njerëzit që janë të ekspozuar profesionalisht ndaj irr*ituesve si az*besti, mielli, çimentoja, qymyri, pesticidet, he*rbicide dhe kimikate të tjera, teshtitja është e shpeshtë:
Pra, nuk është pasojë e alergjive, por ac*arim i hundës me gr*imca që organizmi përpiqet t’i largojë me teshtima.

Refleksi i teshtitjes mund të shkaktohet gjithashtu nga ushqime pikante, piperi, por edhe nga drita e fortë vezulluese.
Pre*ventiva përfshin mbajtjen e maskave mbi hundë, shpërlarjen e hundës me tretësirë fiziologjike, ndërsa nga ilaçet në masë të caktuar mund të ndihmojnë sprejet ko*rtikosteroide të aplikuar lokalisht dhe antihistamikët.
Shmangia e irr*ituesve që çojnë në teshtimë është zgjidhja më e mirë, por ndonjëherë nuk është e mundur.

Çka është ste*rnutacioni?
Duke folur nga pikëpamja mjekësore, ste*rnutacioni, përkatësisht teshtitja, paraqet një refleks që el*iminon gr*imcat, alergjenët dhe se*krecionet nga zgavrat e hundës.
Stimujt e teshtitjes transmetohen nga nervi i pestë kranial në palcën kurrizore të zgjatur, ku ndodhet qendra e refleksit të teshtitjes. Fjala është për një refleks gjysmë autonom, që do të thotë se ka një shkallë të caktuar kontrolli mbi të, por teshtitjet nuk duhet të ndalen.

Baby Boo