Partia Demokratike ka themeluar më datë 10 korrik 2018 degën e saj në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është edhe arsyeja që kreu i PD Lulzim Basha udhëtoi drejt SHBA-ve.
Kryetar i Degës së Partisë Demokratike në Texas është zgjedhur Gaspër Lekgega i cili është një emër jo pak i njohur për drejtësinë atje.
Lekgega rezulton i arrestuar në vitin 2011, nën akuzën e terrorizmit. Kryetari i sapozgjedhur i PD në Teksas, është arrestuar në Amerikë, për kërcënime terroriste, një ligj i ri i formuluar pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001.
Nga ana e PD nuk jepet asnjë sqarim për këtë çështje që pritet të trazojë edhe njëherë “ujërat” e politikës në Shqipëri, raporton newsbomb.al.
Dega e Partisë Demokratike Texas, sipas selisë blu, u krijua me qëllim forcimin e bashkëpunimit me shoqatat shqiptare që operojnë në Amerike në kuadër të çështjeve me rendësi për Shqipërinë.