Basha dhe Rama të paktën një ditë me një mendje… ja çfarë i bashkoi sot…


Ashtu siç ishte parlajmëruar, Parlamenti Europian i hapi dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën.

Si Rama ashtu edhe Basha e kanë përshëndetur ketë vendim.

“Përshëndes votimin e Parlamentit Europian për lëvizjen pa viza të qytetarëve të Kosovës në BE. Ky votim i njeh qytetarëve të Kosovës një të drejtë të merituar dhe dinjitet të barabartë në rajon. Votimi i PE është mbështetje e qartë për Kosovën dhe perspektivën e saj europiane…”, shkruan Basha në Facebook

Edhe Rama ka reagim pozitiv. “Shyqyr që Parlamenti Europian e hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën!Kosova mbetet dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë, por kjo e sotmja është një hap për t’u përshëndetur sidoqoftë…”, – shkruan ai