Banorja e pallatit të dëmtuar kërkon nga deputeti ish socialist ta shes gruan dhe dashnoren (foto)


Një banore e pallatit të dëmtuar në Durës, ka kërkuar nga invetsitori që është një ish deputet socialist që ta shes gruan dhe dashnoren për të kompenzuar dëmet.
Hazir Gashi! Dëgjova që ke thënë se: Nuk kam ç’të bëj, kompania ime ka falimentuar!
Vërtetë?!!! Po kur kurseve tulla dhe beton,që të ngopje babëzinë tënde, e mendove falimentimin?!!!!!

Hazir Gashi! Gjej 1 zgjidhje! Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir!
Amá ,ne,mijëra banorë të pallateve të tua, mos na le në rrugë, mos guxo!
I kemi blerë me sakrifica ato shtëpi, me shumë sakrifica, shkruan Keti Bashhysa.

Një numër i madh pallatesh që patën dëme në qytetin e Durrësit ishin të një ish deputeti tjetër. Hazir Gashi u bë deputet me listat e partisë socialiste në vitin 2009 në qarkun e Durrësit.

Biznesin në fushën e ndërtimit me kompaninë e tij DRANOVA shpk e ka filluar qysh në vitin 1994. Është një ndër ndërtuesit kryesor në qytetin e Durrësit. Por tërmeti e nxori edhe si një ndër firmat me pallatet më të dobëta. Ky kompleks gjigant banimi ndodhet në lagjen 17 në Durrës. Ai është totalisht i plasaritur në pjesën e mureve dhe aty nuk mund të banohet. Ndërkohë pallate të tjera shumë afër nuk kanë pësuar asnjë dëm. Diferencën e ka bërë patjetër cilësia e punimeve.

Ky grup banorësh presin me ankth se çfarë do të vendoset për pallatin e tyre. Në këtë pallat Hazir Gashi e ka marrë lejen nga ish- kryetari i Bashkisë Lefter Koka në vitin 2005. Leja e ndërtimit thotë që pallati do të ndërtohet me 12 kate. Por në fakt sot pallati ka 13 kate. Pra, një kat shtesë nga projekti fillestar. Reagimet e qytetarëve ndaj ish deputetit kanë qenë të ashpra, ku një lum akuzash dhe thirrjesh për të pranuar fajin i drejtohen atij në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/keti.bashhysa/posts/2850205991666293

Baby Boo