Banorët e Vizbegut kërkojnë zgjidhje deri të martën për shkollën


Pas katër ditë bllokim të rrugëve, banorët e Vizbegut kanë ndërprerë përkohësisht protestat ku kërkonin organizimin e transportit të nxënësve nga lagjja Vizbeg drejt shkollave të tre komunave të ndryshme, Butel, Çair dhe Shuto Orizarë. Banorët thonë se autoritetet lokale u kanë premtuar zgjidhje përmes marrëveshjes me Ndërmarrjen Qarkulluese Publike e cila duhet të kryejë transportin e nxënësve. Këtë e konfirmojnë edhe nga komuna e Butelit.

“Ne do ta shohim a do të realizohen ose jo. Nëse jo, ne e kemi këshillin tonë, do të organizohemi në këshill dhe do ta vendosim me shkrim se çka do të bëjmë në të ardhmen, a do ti ndërpresim fëmijë nga shkolla apo do kërkojmë diçka tjetër, do të vendos këshilli”

“Sipas meje ishte takim i frytshëm për një arsye se në prezencë tonë kryetari i komunës e thirri kompaninë që ta sheh rrugën në Vizbeg, ti sheh shkollat dhe prej të martën të filloj t’i bartë nxënësit. Te kjo pikë gjetëm një gjuhë të përbashkët dhe marrëveshja pritet të firmoset të martën. Besoj që të realizohet por nëse jo ne do të vazhdojmë me masa më të rrepta”

Në mungesë të një objekti shkollor në Vizbeg, mbi 1400 nxënës të kësaj lagje mësojnë në shkolla të ndryshme të tre komunave të lartpërmendura. Sipas këshillit të prindërve, 1.270 nxënës mësojnë në shkollën fillore “26 Korriku” të komunës Shuto Orizarë. Të gjithë këta fëmijë janë të detyruar që në shkollë të shkojnë në këmbë, disa prej të cilëve duke bërë rrugë deri në 5 kilometra.

Baby Boo