Gostivari kërkon orën policore prej në 21 dhe hapjen e kafeterive me modelin “merr dhe shko”


Fillimi i orës policore në ora 21 gjatë ditëve të punës dhe hapja e kafeneve sipas modelit “merr dhe shko” janë propozimet e shtabit ndërkomunal të emergjencës – Gostivar, që u sollën sot në mbledhjen për gjendjen aktuale.

“Një nga rekmomanimet që dolën nga mbledhja e sotme, ishte që t’i propozohet Shtabit qendror, që ora policore në ditë pune të fillojë në ora 21, ndërsa gjatë fundjavës dhe festave shtetërore prej në ora 15. Po ashtu, kryetari Taravari propozoi që kafiteritë të punojnë me modelin “merr dhe shko” (në formë sporteli), njëlloj si lokalet që shesin ushqim. “, theksoi kryetari i komunës, Arben Taravari.

Në rajonin e Gostivarit janë regjistruar edhe 3 raste të reja (në dy ditët e fundit) të infektuar me Covid-19, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u ngrit në 17.

“Fatkeqësisht kemi një rast që ka ndërruar jetë, 6 raste të shëruar dhe 10 raste aktive, prej të cilëve 6 në komunën e Gostivarit dhe 4 në komunën e Vrapçishtit, ndërsa gjithsej janë testuar 202 persona”, njoftoi kryetari i komunës së Gostivarit, në cilësinë e kryetarit të Shtabit ndërkomunal të emergjencës. Ai nënvizoi se situata është relativisht stabile, por se kujdesi i qytetarëve dhe respektimi i rekomandimeve të qeverisë akoma më shumë duhet të rritet, sidomos pasi të bëhet lehtësimi i masave të izolimit.

Baby Boo