Banorët e Radushës nuk kanë transport publik (VIDEO)


Banorët e fshatit Radushë vazhdojnë të jenë pa transport publik. Nga bashkësia lokale e këtij vendbanimi thonë se tetë vite me rradhë dërgojmë kërkesa por nuk merren parashyshë.

Mund të largohen nga fshati më së herti në orën gjashtë të mëngjesit, dhe nuk mund të kthehen më vonë se në orën 19:00 pasdite. Ky orar i transportit që mundësohet me vetëm dy furgonë dhe vetëm nga një kompani private, përve/ që nuk I plotëson kushtet e rreth 2700 banorëve të fshatit për të kryer obligimet e tyre jashtë fshatit, ka shkaktuar edhe shpërnguljen e shumë banorëve, disa prej të cilëve detyrohen të jetojnë madje edhe me qera në qytet.

Kryetari i Bashkësisë Lokale për tv KlanM thotë se ky problem është aktual për më shumë se 10 vite, ndërsa 8 vite me rradhë, që kur ai është emëruar në krye të kësaj bashkësie, vazhdimisht ka dërguar kërkesa tek të gjitha institucionet kompetente, nga ku ka kërkuar që të mundësohet transport publik nga Qyteti i Shkupit, por si/ thotë ka marrë përgjigje negative, me arsyetimin se rruga nuk i plotëson kushtet.

AVDIL MEJDI, BASHKËSIA LOKALE -RADUSHË
“Punëtorë të fshatit ne kemi dikund mbi 50 përqind, janë detyru të gjithë me banesa nëpër qytet të shkojnë me ble me qiraja, vetëm për shkak të transportit, sidomos kemi bërë kërkesa në Komunë, kemi premtime të komunës, kemi bërë kërkesa te komuna, prej komunës në Qytet të Shkupit, në NTP, kemi bërë kërkesa, prej atje na kanë ardh krejt negative. Ato nuk na thojnë asgjë tjetër, thonë se nuk i plotëson kushtet rruga e Radushës. Megjithatë 2001-2002 vet NTP e ka marrë marrëveshjen prej UNCHR, ata vetë, atëherë kur ka qenë me para kan mundur të jenë kushtet e plotësume.. Edhe Radusha është në nivel të Qytetit të Shkupit, Komunës së Sarajit megjithatë transport publik s’kemi, përve/ kohës orej viti 2001 deri në 2003.”

Ai thotë se nuk sheh ndonjë pengesë tek rruga, pasi vetë ka qenë vozitës, ku me autobus turistik, privatisht por në marrëveshje me ndërmarrjen publike të transportit, 14 vite ka bërë transportin e nxënësve të fshatit dhe rrethinës.

AVDIL MEJDI, BASHKËSIA LOKALE -RADUSHË
“Edhe një kërkesë kisha bërë. Ministrisë së Transportit që na i ka kthy këtë letër, ju kisha lut me emër të shifrës dhe me /farë emri është definu rruga e Radushës, se sa e di unë nuk duhet të jetë me këtë metrazhë që është, duhet të jetë udha më e gjërë, ka mbet këtë kërkes me bë, të na definojnë me dokument dhe ta japim në gjyq ministrinë, për këtë letër që na ka dhënë përgjigje se nuk I plotëson kushtet Radusha. Nëse nuk i plotëson kushtet Radusha, kush duhet të na mbaroje rrugën, qajo ministri. Pse Radusha të mos i plotësojë kushtet.”

Banorët e Radushës në zgjedhje lokale përveç për komunën e Sarajit, votojnë edhe në Qytetin e Shkupit, por nga ndërmarrja e transportit publik që është në kuadër të Qytetit të Shkupit, përgjgjigjen se nuk e dijnë si është infrasktruktura rrugore e këtij fshati.

NTP
“Siç e dini me vendimin për linjën transportuese të udhëtarëve në Qytetin e Shkupin në rrjetin e linjave periferike, linjë e tillë nuk ekziston. Pasiqë nuk e dijmë mobilizimin e banorëve nga Radusha në Shkup dhe nuk e dijmë se si është infrastruktura në atë pjesë rurale nga Komuna e Sarajit, nuk mund të prononcohemi për mundësitë teknike dhe ekonomike të trafikut, për lëshim të një linje të re për transport publik në relacionin Shkup-Radushë”.

Nga Bashkësia lokale thonë se disa vite me rradhë marrin premtime nga partitë politike por çështja nuk po zgjjdhet, ata sigurojnë se nuk do të ndalen me kërkesat derisa halli i tyre të zgjidhet.

Baby Boo