Banorët e lagjes Vizbeg të lënë pas dore, me vetëiniciativë mbushin gropat, ndërsa këshilltarët shqiptar në komunë janë në gjumë


Edhe pse lagja Vizbeg është e vendosur shumë pak kilometra larg qendrës së Shkupit, rrugët e saj janë si në mesjetë, me baltë e m pluhur.

Banorët e revoltuar duke humbur besimin e autoriteteve sot kanë marrë inicativë që sado pak ti mbushin gropat në rrugë. Të gjithë me vetëfinancim sot tërë ditën kanë punuar duke mbushur gropat e shumta.

Për Pa Censurë banorët shprehin indinjatë kundër këshilltarëve shqiptarë që jetojnë në këtë lagje. Njëri është këshilltar në komunën Butel ndërsa tjetri në qytetin e Shkupit, përveç se kanë rregulluar rrugët nëpër shtëpitë e tyre asgjë tjetër skanë punuar, sqarojnë banorët.

Problemi i Vizbegut është i kahmotshëm pasi përveç rrugës banorët kanë problem edhe ujin e pijshëm edhe mospasjen e një shkolle fillore./Pa Censurë.



Baby Boo