Banorët e Burojës të mërzitur me aktakuzën ndaj Presidentit: Me i marrë djemtë tonë është marre për Europën


Në Burojë të Skënderajit, nga ku edhe vie Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, vend ky që jetojnë prindërit e tij ende, sot nuk kanë pranuar mysafirë, e oborri i tyre është duke u ruajtur nga policia.

Pas aktakuzës së djeshme që u lëshua nga Gjykata Speciale për Presidentin Thaçi dhe Kadri Veselin, dolën reagime të shumta që nuk u pajtuan dhe e cilësuan këtë një njollë për UÇK’në.

E vetë kushërinjtë e Presidentit thanë se ishin të mërzitur nga akuza e djeshme, akuzë kjo për krime lufte që paraqiti Zyra e Prokurorit Special.

‘’Mi marr djemtë tonë, Kadri vEselin Hashim Thaçin mi çu në Gjykatë Speciale, osht marri për Europën. Unë kisha thanë që është shumë padrejtsi e madhe, se kta e kanë ba luftën e pastër, të pastër sikur loti se nuk kanë bo kta masakra.’’

‘’Jemi tan të mërzitun, krejt Kosova osht e mërzitun, nuk ka njeri që nuk është I mërzitun me këtë vepër që kanë baa ta. Nuk e di çfarë qëllimi kanë veq marre turp, turp për bashkësinë ndërkombtare. Turp për ta.

Presidenti Thaçi dje ka anuluar udhëtimin drejtë Uashingtonit pas aktakuzave. Gjatë ditës së djeshme ai ka publikuar në rrjetet sociale një emblemë të UCK’së.

https://www.facebook.com/evropaelire/videos/192719358784810/

Baby Boo