“Ballistët” i drejtohen MPB-së


REAGIM!

Drejtuar MPB-ës dhe SPB-Tetovë:

Të nderuar drejtësi ndajtës, ju e dini shumë mirë që nga themelimi i shoqatës tonë të tifozëve nacionalizmi dhe racizmi nuk kanë qenë materie përbërse e grupit tonë dhe sidomos së fundmi pas përfshirjes së sponzorit tonë ‘Ecolog’ i cili bukur mirë njihet për seriozotetin e tij në punë bërjen e tij, që ne nuk kemi anuar as edhe një herë të vetme me fyerje dhe sharje ndaj asnje komuniteti apo individi në baza nacionale, raciste apo fetare duke përjashtuar rastet kur kemi adresuar ndonjë sharje ndonjë institucioni apo individi i cili ka dëmtuar ekipin tonë në ndonjë lloj mënyre dhe po në të njejtin arshin i është kthyer nga ana jonë, përndryshe ne jemi ata të cilët kemi gëlltitur shumë sharje ku jemi etiketuar me terminologji të sëmurish mendorë s ‘indianë’, ‘malsorë të prapambetur’, ‘terroristë’, ‘talebanë’ apo edhe shumë fjalë fyese të cilat nuk na i zë dhe goja për t’i thënë!
Andaj njëhërit ne kërkojmë llogari për akuzat të cilat ditëve të kaluara u’a kanë drejtuar direkt apo indirekt grupit tonë nëpërmjet mediave te ndryshme:

1. Pse kur u shajtën Shqiptarët në mes të qytetit natën që festuan ‘krimbat’ festat patetike të tyre, dhe po të njejtit donin t’a nxirrnin vrullin e tyre duke sulmuar fizikisht një tufë fëmijësh nxënës të shkollave të mesme?
Ku ishte MPB-ja me akt-akuzat e tyre ndaj dhunuesve dhe pse nuk zbardhet ky rast?

2. Pse nuk zbardhet rasti i po të njejtës natë kur ‘lahet’ e tëra me birrë një vajzë me mbulesë për vetë faktin se ajo ishte ishte veshur si ‘terroriste’ sipas tyre?

3. Pse etiketohen si Ballista qytetarët e veshur në civil të cilët u munduan ti mbrojnë lokalet dhe veturat e tyre nga bishat e tërbuara të po të njejtës natë dhe mbrojtën vetëveten dhe bizneset e tyre nga sulmi i bishave dhe për më shumë dhe ata u cilësuan si agresorë dhe prishës të rendit publik nga SPB-Tetovë kur ka dëshmi dhe fotografi që flasin të kundërtën?

4. Mos ndoshta është rastësi që të gjitha këto gjarje ndodhin në një kohë të ndjeshme politike kur akuzohen dhe pritet të burgosen figura të mëdha politike të pushtetit të kaluar dhe po tani nxiten urrejtje nacionale nga po të njejtit me qëllim për të krijuar situatë të turbullt politike dhe kujt i konvenon kjo?

5. A është rastësi se njëri nga udhëheqësit e tribunës së ‘krimbave’ është këshilltar aktual i Vmro Dpmne-së në këshillin e Komunës së Tetovës dhe tjetri i cili bashkë me turmën ka bërtitur ‘vdjekje shqiptarëve’ është deputet aktual i Vmro Dpmne-së dhe i cili mendohet se ka marrë urdhëra të krijoj situatë të sikletshme brenda dhe jashtë grupit duke organizuar dhe njerëz nga jashtë qytetit të cilët kanë qenë të përfshirë në ngjarjen e 27 Prillit?

6. Pse kur u shajtën 2 ditë me rradhe (për të cilat ka video-dëshmi) Shqiptarët nuk pati reagim prej policisë por në momentin që bëhet bujë për Ballistët nëpër portalet shoviniste të palës tjetër ato reagojnë biles edhe nëpërmjet ministrit i cili luan rolin e shenjtorit pro-evropian e në të njejtën kohë teston ndjenjat e Shqiptarëve?

7. Përderisa cilësohen thirrjet tona për UÇK-ën si thirrje për një organizatë terroriste, si mundet që ju aktualët dhe ata të shkuarit pushtetas e ndani pushtetin për shumë vite me rradhë me këta ‘terroristë’ apo konkretisht me ish krerët e kësaj organizate?

8. Pse nuk e morrën parasysh SPB-ja Tetovë paralajmërimin tonë për foto ‘screenshot’-in në të cilin duket thirrja e hapur e ‘krimbave’ nëpërmjet ‘Facebook’-ut në të cilën kërkuan konfrontim fizik për t’i pastruar një herë e përgjithmonë hesapet me ‘Shqiptarët e qelbur’?

Prandaj kërkojmë menjëherë të hiqen gjithë akt-akuzat që ka ngritur MPB në bashkpunim me SPB-Tetovë ndaj Ballistevë të pafajshëm si dhe llogaridhënie ndaj opinionit i cili patjetër se do t’a vlerësojë situatën vetë dhe do t’ia bëjë pytjen vetëvetes se kujt i konvenon më së shumti nxitja e urrejtjes ndërnacionale këso kohe?

Në fund por jo me më pak rëndësi është thirrja publike e jona drejtuar përfaqësuesit të Shqiptarëve dhe njëkohësisht pushtetin qendror aktual të Shqiptarëve BDI-në që të reagojë ndaj kësaj padrejtësie që të evitohen situata të tjera të paknaqëshme!

Baby Boo