“Ballistët”, 25 vjet themelim – organizim në Pallatin e Kulturës (FOTO)


Tifogrupi nga Tetova “Ballistët” sivjet shënojnë 25 vjetorin e themelimit, njofton Portalb.mk.

Për nder të këtij përvjetori do të mbahet aktivitet ku do të prezantohen dokumentari “25 vjet besnikëri”.

Aktiviteti mbahet më 9 maj, me fillim prej ora 20:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Ballistët janë mbështetësit e klubi futbollistik Shkëndija. U quajtën kështu sipas luftëtarëve nacionalist shqiptarë të Luftës së Dytë Botërore. Kur Shkëndija u formua në vitin 1979, përdorimi i nacionalizmit ishte i ndaluar nga qeveria. Mbështetësit e quajtën veten BAL, duke e përdorur tre shkronjat e para të Ballit Kombëtar. Kur Shkëndija u rikthye në Ligën e Futbollit të Maqedonisë, mbështetësit u riorganizuan si Ballistë.

Baby Boo