“Kosova furnizon me 1.2 milion vaksina Pfizerin”, huqja e ministrisë së Arben Vitisë në Twitter


Përdorimi i Twitter-it po del goxha sfidues për institucionet e Kosovës.
Sidomos, pjesa kur duhet shkruar në gjuhën angleze. Tani është Ministria e Shëndetësisë, e cila lajmin e cilësuar si Amazing News lidhur me blerjen e 1.2 milionë vaksinave, e shoqëron me informatën e gabueshme.
Aty shkruan se “Kosova furnizon me 1.2 milion vaksina Pfizerin”.

Gabimi është te pjesa se kush është furnizuesi, si edhe te paqartësitë në fjali, këto janë vënë re menjëherë nga komentuesit.
Ndërkohë, shumë më i kujdesshëm ka qenë shefi i qeverisë, Albin Kurti. Ai e sqaron shumë mirë se kush është shitësi e kush blerësi në rastin e vaksinave.

Baby Boo