Balaj: Telekomi është 72 milionë euro borxh, një kabull që kushton 12 cent u ble për 44 euro


Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit Lamih Balaj në emisionin DPT te Fidani në T7 ka thënë se aktualisht Telekomi i Kosovës është 72 milionë euro në borxh.
Ai tha se një kohë Telekomi vlerësohej 1 miliard e 200 milionë euro ndërsa sot ka borxh.
“Njëhere një kohë Telekomi i Kosovës vlerësohej 1 miliard e 200 milionë euro ndërsa sot është në borxh 72 milionë euro” është shprehur Balaj.

Tutje Balaj tha se kontrata e Telekomit me Z-Mobile ka hapur rrugë kontratave tjera të dëmshme.
“Kontrata me Z-Mobile i ka hapur rrugë kontratave tjera të dë*mshme. Ajo kontratë është fillimi i kontratave të dë*mshme” ka thënë Balaj.
Ai gjithashtu tregoi për ska*ndale të ndryshme që kanë ndodhur në Telekom.
“E di që ka ndodhur një kontratë ku një metër kabull optike është dërguar tek një operator dhe është paguar 44 euro e 77 cent për metër. Ndërsa me shumicë kushton diku rreth 12-13 cent” shtoi Balaj.

Baby Boo