Takim Rama-Edrogan, garanci për energjinë dhe bukën e Shqipërisë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka realizuar një takim, që e ka quajtur vëllazëror me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Takimi është realizuar gjatë vizitës së Ramës në Turqi, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e Lojërave të 5-ta të Solidaritetit Islam, që po mbahet në provincën Konja.

“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdoğan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, ka shkruar kryeministri Edi Rama. /SHENJA/

Baby Boo