Bahtiri: Unë kryetar i Mitrovicës së bashkuar


Pas dorëheqjeve të sotme të kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar që Qeveria e Kosovës ta shfuqizojë vendimin për ndarjen e Mitrovicës dhe ai të jetë kryetar i Mitrovicës së bashkuar.

Bahtiri, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, që menjëherë të shfuqizohet vendimi për ndarjen e Mitrovicës në dy komuna.

Postimi i plotë i Bahtirit:

“Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, që menjëherë të shfuqizohet vendimi për ndarjen e Mitrovicës në dy komuna.

Qyteti i Mitrovicës tani duhet të bëhet me një komunë, ashtu siç ka qenë gjithmonë, ku në këtë situatë unë do të isha kryetar i Mitrovicës së bashkuar”, ka shkruar Bahtiri.

Baby Boo