Bad News Eagles me sfidë të re në çerekfinale në turneun Elisa Invitational CS:GO


Tjetër sfidë për ekipin Bad News Eagles do të jetë sot (e enjte), ku do të përballen me ekipin Finest në çerekfinale të Elisa Invitational, pasi janë ftuar nga organizatori. Menjëherë pas suksesit në turneun REPUBLEAGUE, ku u renditën në vendin e tretë dhe fituan çmimin prej 16.000 dollarësh, tani ekipi shqiptar do të mundohet të tregoj sukses në turneun e radhës Elisa Invitational.

Në këtë turne marrin pjesë shumë skuadra të mira botërore, ku garojnë për një grup çmimesh prej 50.000 dollarësh, si dhe një vend në turneun Elisa Masters Espoo 2022, që do të mbahet në qytetin Espoo të Finlandës. Ndeshja Bad News Eagles ndaj Finest do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’, sot (e enjte) duke filluar nga ora 14:00 dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të Elisa Esports në Twitch. Favorit i kësaj ndeshje është ekipi shqiptar të cilët renditen në vendin e 21 –të në ranglistën botërore të CS:GO, ndërsa ekipi Finest nuk është edhe shumë larg nga ta, duke u renditur në vendin e 23 –të. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/Cfaylyfo89Y/?utm_source=ig_embed&ig_rid=67785309-4f0b-4715-81cd-bbe857948fa5

Baby Boo