“Nuk i kuptoj pro*testat e VMRO-DPMNE-së, të gjithë dëshirojmë që vendit të jetë në BE”, thotë Osmani


Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, komentoi edhe pro*testat e opozitares VMRO-DPMNE, të cilat për të janë pa arsye. Osmani thotë se është i gatshëm të bisedojë me të gjithë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

“Pro*testat organizohen kur dyert janë të mbyllura, ndërsa në Ministrinë e Jashtme dyert janë të hapura. Unë jam gati, le të flasim, gjithmonë jam transparent. Me të vërtetë nuk i kuptoj këto protesta. Të paktën votuesit nuk kanë qëllime të ndryshme. Edhe votuesit tanë edhe votuesit e tyre kanë të njëjtin qëllim anëtarësimin në BE dhe kjo është ajo e cila duhet të na bashkojë dhe të punojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje”, u shpreh Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme.

Kujtojmë që VMRO-DPMNE-ja tre ditë me radhë ka pro*testuar para ministrisë së Jashtme dhe në disa lokacione të tjera në kryeqytet dhe në disa qytete të tjera të vendit.

Baby Boo