Bad News Eagle humb në gjysëmfinalen e turneut REPUBLEAGUE CS:GO


Pas fitores ndaj ekipit forZe, ekipi shqiptar Bad News Eagles sot u përballen me një kundërshtar të ri në gjysëm finalen e turneut REPUBLEAGUE CS:GO. Ndeshja Bad News Eagles ndaj ekipit fnatic filloi nga ora 15:00, në formatin ‘Bo3’, dhe u transmetua në kanalin zyrtar të REPUBLEAGUE në platformën Twitch.

Kjo ishte hera e parë që këto dy ekipe u takuan ndërmjet vete, por për fat të keq ekipi shqiptar humbi në këtë gjysëmfinale. Mapi i parë në Nuke përfundoi me 16-8 në favor të ekipit kundërshtar fnatic dhe mapi i dytë gjithashtu u fitua nga ky ekip në mapën Ancient me 16-12.
Fituesi i kësaj ndeshje do të kalojë në finale të REPUBLEAGUE, dhe do të siguroj çmimin prej 32.000 dollarësh.

Ekipi fnatic së fundmi ka bërë ndryshime të shumta në formacion, ku nënshkroi dy lojtarët e ekipit Copenhagen Flames dhe suedezin HEAP. Favorit i ndeshjes padyshim se është ekipi Bad News Eagles, të cilët për momentin renditen në vendin e 21 –të në ranglistën botërore të CS:GO, ndërsa ekipi fnatic renditet në vendin e 35–të.