Baçev: Kur të vijmë në pushtet, do të pastrojmë me tradhtarët kombëtarë


Partia “Maqedonia e Vetme” ku kryetar është Janko Baçev, është duke organizuar shkollë treditore për trajnim të kuadrove, pasi që siç thonë, planifikojnë që së shpejti të jenë pushtet legjitim në Maqedoni. Shkolla është nën udhëheqjen e Savin nga Rusia, ndërkaq deri më tani kanë kaluar 50 kandidatë, siç tha Baçev, nën kritere të ashpra, njofton Portalb.mk.

“Ne si parti jemi fort të vendosur që ta përmirësojmë gjendjen në Maqedoni dhe të punojmë për bashkim me Rusinë. Do të pastrojmë me të gjithë tradhtarët kombëtarë të cilët këto ditë shihni se shesin çdo gjë të gjallë. Do të bëhet revizion dhe konfiskim i vjedhjeve nga këto vitet. LSDM dhe VMRO-DPMNE për ne janë njëjtë, gënjejnë dhe vjedhin, ndërkaq dallimi mes tyre është që njëra ka vjedhur marka, ndërkaq tjetra k vjedhur euro”, tha Baçev.

Partiata ka shpërndarë shpallje se çfarë do të bëjnë nëse ata do të jenë pushteti i ri në Maqedoni.

“Proceset që i lajmërojmë shumë shpejtë do të ndodhin, ne duam që të jemi të gatshëm për atë proces. Si “Maqedonia e Vetme” me vendosmëri kemi nisur që ta ndërrojmë pushtetin në interes të popullit”, tha Baçev.

Baby Boo