Babë e bir plagosën 27-vjeçarin pas sherrit për parkimin


Policia e Tiranës ka vënë në pranga babë e bir pas sherrit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Komunës së Parisit” ku u plagos me thikë një i ri. Mësohet se sherri ndodhi për një vend parkimi.

Policia thotë se në lidhje me ngjarjen e ndodhur kur si pasojë e një konfikti për motive të dobëta mbeti i dëmtuar me mjet prerës shtetasi D. L., rreth 27 vjeç, ju bëjmë me dije se janë arrestuar autorët (at dhe bir) shtetasit:

– Edmond Merkaj, 53 vjeç, banues në Tiranë.

– Edjano Merkaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

Baby Boo