Shqiptarëve ne Veles: U premtohet asfalt, u shtrohet rërë


Mijëra banorë të fshatrave të Velesit, të gjitha të banuara me shqiptarë ende po jetojnë si në mejsetë.

Fshati Slivnik, i cili gjendet afër 13 kilometra larg qytetit të Velesit, ende po përballet me kushtet elementare për jetesë. Banorët e këtij fshati me vite të tëra po përballen me mungesën e ujit, asfaltimit të rrugës kryesore dhe shumë problemeve tjera.

Rruga kryesore që të shpie në këtë fshat, shumë herë është premtuar nga pushtetarët se do të asfaltohet por ende pa sukses.

Ditëve të fundit në këtë fshat ka filluar që të punohet për shtrimin me tampon të rrugës, por banorët për Pa Censurë të revoltuar sqarojnë se na është premtuar asfalt e jo rërë.

Komuna Velesit edhe pse po punon me intenzitet të lartë nëpër viset maqedonase i anashkalon pjesën shqiptare.Pa Censurë


Baby Boo