Babai e përdori fëmijën si armë për ta goditur tifozin


Moment tronditës
Ky është momenti tronditës kur një baba e përdor fëmijën e tij të vogël si një armë për të goditur një tifoz rival gjatë një loje bejsbolli në Japoni.
Veprim i tmerrshëm u kap nga kamerat e të pranishmëve.
Ndjekësit e vështronin pasi babai i cili po e mbante fëmijën në krah, papritmas kapi këmbët dhe e hodhi me kokë te rivali i tij, transmeton rtv21.tv.
Duket se mori një ngacmim nga një njeri i ulur duke shikuar lojën kështu ai reagoi duke e goditur me djalin e tij.

I habitur nga reagimi rivali ngritet për ta përballuar atë, por babai dhe fëmija nxituan shpejt.
Shumica e spektatorëve të afërt kanë vëmendjen e tyre për atë që po ndodh në fushë dhe nuk duket se panë dhunën pas tyre.
Nuk dihet nëse është ndërmarrë ndonjë veprim i mëtejshëm kundër tij.

Baby Boo