Babai e fut në garazh në temperaturë -7°C, humb jetën 8-vjeçari autik


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ShBA. Mediat e huaja, bëjnë me dije se një efektiv policisë së New Yourk-ut Michael Valva, ka mbyllur në garazh të birin autik në temperaturën -7 gradë celsius pasi ai kishte urinuar në pizhame.
Mësohet se i mituri nuk i ka rezistuar të ftohtit e si pasojë ka humbur jetën.

Thomas Valva, i cili ishte në spektrin e autizmit, u la për orë të tëra në garazh, ndërkohë i ati i tij tashmë po përballet me akuzën e vr*asjes.
Djali në moshën 8 vjeçare vdiq nga hipotermia.
Michael Valva dhe gruaja e tij Angela Pollina, tashmë janë prindër të 5 fëmijëve pas vde*kjes së Thomas.

Baby Boo