Rritet numri i të infektuarve, Komisioni për Sëmundje Infektive sot do të merr masa!

Komisioni për Sëmundje Infektive sot në takimin e rregullt rreth gjendjes me koronavirusin pritet të diskutojë edhe për mutacionin e ri të virusit të quajtur “Omicron”. Në seancën e Qeverisë, megjithatë, nesër duhet të vendoset për masën e re të propozuar për stimulimin financiar të mjekëve amë nëse numri i pacientëve të tyre të vaksinuar kundër Covid-19 kalon 70 për qind. Vendi aktualisht ka 8.398 raste me Covid-19.

Baby Boo

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të premten e identifikoi variantin e ri B.1.1.529 të koronavirusit, të zbuluar në Afrikën e Jugut, ndërkaq u emërua si “Omicron” dhe është klasifikuar si shqetësues dhe shumë të transmetueshëm.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, tregojnë se deri më 26 nëntor në vend janë vaksinuar gjithsej 828.770 qytetarë, janë rivaksinuar 794.666, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 70.937 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 215 009, numri i pacientëve të shëruar është 199 064, ndërsa i të vdekurve 7 547. Nga rastet aktive 8.398, shumica janë në Shkup – 3941, më pas në Manastir – 668, Prilep – 425, Veles – 340 dhe Kavadar – 306.