Babai vr*et dy vajzat pastaj veten


David Kaser, 56 vjeç, nga Oklahama që*lloi për vde*kje dy vajzat e tij, Clarissa Kaser, 19 vjeç dhe Crystal “Grey” Kayser, 14 vjeç, para se të vr*iste veten, sipas një njoftimi për shtyp nga kapiteni i policisë Todd Enzbrenner.
Clarissa Kaser është një e diplomuar në vitin 2020 në Shkollën e Mesme Charles Page. Grey Kaser ishte një studente virtuale e klasës së nëntë në Shkollën e Mesme Clyde Boyd.

Një hetim paraprak tregon se adoleshentët u që*lluan nga një herë secili para se David Kaser të që*llonte veten me të njëjtën ar*më, tha policia të mërkurën. Oficerët shkuan në shtëpinë në bllokun 3900 të South Walnut Creek Drive pak para orës 13:00 të së martës pasi nëna e vajzave, e cila ishte në punë rreth 20 minuta larg, thirri policinë, tha Enzbrenner të martën në vendin e ngjarjes.

Gruaja tha se kishte qenë në telefon me burrin e saj, i cili kishte kërcë*nuar se do të vr
8iste dy vajzat dhe veten e tij, dhe ajo i kërkoi policisë që t’i kontrollonte ato.
Ajo tha se çifti kishte pasur probleme martesore dy muajt e fundit dhe se burri i saj kishte bërë kërc*ënime më parë, por asgjë aq serioze, tha Enzbrenner.

Ajo i tha policisë se ai kishte ar*më në shtëpi, kështu që oficerët iu afruan shtëpisë me kujdes dhe u përpoqën të krijonin kontakt por nuk morën përgjigje, tha ai. Në atë moment, oficerët e policisë hynë brenda dhe gjetën të vd*ekur burrin dhe dy vajzat, tha ai, duke shtuar se gjetën edhe një pi*stoletë.

Baby Boo