Aziri i ASH-së: Qeveria e Zaevit po fundoset, dështime kyçe


Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se Qeveria Zaev ka stagnuar në procesin reformues. Nënkryetari i këtij subjekti, Elmi Aziri vlerësoi për Alsat-M se reformat në drejtësi, ekonomia e pazhvilluar dhe manipulimi i pushtetit në zgjedhjet lokale, janë dështimet kyçe të kësaj Qeverie.

“Kemi ngecje te reformat në drejtësi, të cilat ishin të shumëpritura dhe ky ishte sulmi më i madh që bëheshte nga Zoran Zaev përderisa ishte opozitë por edhe nga opinioni publik. Këto ngecje reflektohen me vendimin gjyqësorë për rastin e Almirit dhe Fetah Alimit. Ne konstatojmë se ende nuk janë larguar standardet e dyfishta sa i përket gjyqësorit. Në anën tjetër kemi vlerësim për rritjen ekonomike, respektivisht, kemi rritjen ekonomike më të ultë në Ballkanin Perëndimor dhe këto janë vlerësime të Komisionit Evropian”, theksoi nënkryetari Aziri.